A do ta ndryshojë Qeveria Kurti trajektoren dëshpëruese të investimeve të huaja

Prishtinë | 16 Pri 2021 | 20:17 | Nga Ekonomia Online

Derisa të gjithë prisnin rritjen e investimeve të huaja direkte në vendin tonë pas shpalljes së pavarësisë, ndodhi e kundërta, nga viti 2008 e këndej ato filluarn të bien furishëm, si shkak i humbjes së besimit të investitorëve potencialë dhe mos krijimit të kushteve për të bërit biznes. 

Në janar të këtij viti investime direkte të huaja në Kosovë ishin vetë 24.6 milionë euro, derisa në periudhat e njejta të viteve paraprake kishte investime më të mëdha.

E në vitin 2020 situata paksa kishte ndryshuar  dhe invetsimet e huaja direkte ishin rritur në 341.7 milionë euro.

Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve Agim Shahini, tha për “Syri.net”, se investimet e huaja direkte në Kosovë po thujase që nga pavarësia kanë marr teposhtzën dhe nuk janë asnjëherë në nivelin e duhur.

Sipas tij kjo po ndodh si shkak i mungesës së strategjisë shtetërore për të thith investitorë dhe investime të huaja. 

Kreu i AKB-së shtoi se ndonëse të gjitha qeveritë si pikë synim kanë pasur rritjen e investimeve të huaja dhe përmirësimin e klimës për të bërë biznes, por pothuajse të gjitha qeveritë këtë e kanë përdor vetëm për fushatë dhe më pas janë kthyer në avazin e vjetër. 

“Nëse krahasojnë investimet nga ajo kohë para pavarësisë e këndej kemi 50 për qindë më pak çdo vit investime të huaja, derisa është dashur të ndodh e kundërta”, tha Agim Shahini. 

Sipas tij nuk janë fajtor institucionet ndërkombëtare, por ato vendore, kur dihet se shtetet tjera po ofrojnë mundwsi më të mira për investime të huaja.

Kryetari i AKB-së shtoi se Kosova mbetet një nga shtetet e fundit sa i përket thithjes së inestimeve të huaja, këtë e kanë thënë edhe shifrat e Eurostatit që Kosova mbetet shumë mbrapa për klimën e të bërit biznes dhe thithjen e investimeve.

“Qeveria e re si duket ende nuk e ka një plan zhvillimor sesi do ti qaset investimeve të huaja, por pikërisht për këtë ne po ngecim në reforma ekonomike dhe ekonomia e vendit është duke u përkeqësuar. Qeveria të ketë priroitet ekonominë”,tha Agim Shahini. 

Në anën tjetër njohësi i çështjeve ekonomike Musa Limani, tha për “Syri.net”, se pos faktorëve të tjerë, faktorë mjaft i rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës në periudhën e ardhshme, paraqesin investimet direkte të huaja.

Sipas tij siç dihet, zhvillimi ekonomik i Kosovës si në periudhën e deritanishme, ashtu dhe aktualisht, përballet me mungesën e avancimeve investive. Në kontekst të kësaj duhet potencuar se, mundësia akumuluese, apo më mirë me thënë investimet e brendshme (të subjekteve-bizneseve vendore) janë tejet modeste. 

“Andaj, për të siguruar mjete materiale (investime), nevojitet që të krijohet ambient për tërheqjen e investimeve direkte të huaja. Prandaj, me qëllim të shfrytëzimit sa më racional të të gjithë faktorëve të brendshëm të prodhimit dhe krijimin e kushteve materiale për një zhvillim më dinamik, më perspektivë e më stabil, nevojitet që pos investimeve të brendshme (që janë tejet të vogla), të krijohet ambient politikë, shoqëror dhe ekonomik për tërheqjen e investitorëve të jashtëm që të avancojnë kapitalin e tyre në vendin tonë”, tha profesori Musa Limani.

Nga Banka Qendrore e Kosovës, regojnë për “Syri,net”, lidhur me ecurinë e investimeve të huaja direkte ku në vitin 2007 ishin 440.7 milionë euro, derisa  ato në vitin 2020 ranë në 341.7 milionë euro.

Më 2008 ishin 363.3. Më 2009 ishin 287.4. Më 2010 ishin 368.5. Më 2011 ishin 384.4. Më 2012 ishin 229.1. Më 2013 ishin 280.2. Më 2014 ishin 151.2. Më 2015 ishin 308.8. Më 2016 ishin 220. Më 2017 ishin 255.4. Më 2018 ishin 272.1. Më 2019 ishin 254.6. Më 2020 ishin 341.7.

Derisa disa nga prioritet i kësaj qeverie në fushën e ekonomisë janë krijimi i parakushteve që bëjnë të mundur avancimin e sektorit privat në faktor kyç të zhvillimit dhe punësimit. 

Për komunitetin e biznesit premtojnë angazhim që të sigurojnë një ambient të barabartë veprimi, se do ua largojnë monopolet zhvatëse e konkurrencën e padrejtë dhe se do të kryejnë pagesat me kohë për secilin kontraktim nga sektori
publik. 

Qeveria premton një administratë publike që i mbështetë e nuk u kërkon ryshfet e nuk iu vendos haraç. Sepse pa ryshfet në fillim, e pa haraç në fitim, duhet të jetë e ardhmja e bizneseve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme