Kandidati i LDK-së për të parin e kryeqytetit, Përparim Rama, ka qenë i ftuar në emisionin “Frontal” në T7.
Rama është pyetur nëse do ta pranonte në konak kundërkandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Uran Ismailin, si pjesë e fushatës që ky i fundit po e bën nëpër Prishtinë.
“Po more s’ka problem, mirë se vjen. Veç normal duhet t’i bëjë testet, për të iu përmbajtur këtyre kushteve të Covidit-it. Nuk ka problem, edhe ai është qytetar, edhe jetën e tij dhe fëmijëve të tij do ta bëjmë më të mirë në të ardhmen”, ka deklaruar Rama.