A do të bëhet Ronaldo kapiteni i ri i Man Utd, flet Rangnick

Prishtinë | 18 Shk 2022 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Gjatë mëngjesit të sotëm u raportua se te Manchester Unitedi mund të ketë ndryshim të kapitenëve.

Sipas asaj që u raportua nga mediat angleze, flitej se Cristiano Ronaldo do të bëhet kapiteni i ri i “Djajve të Kuq”, pasi ka më shumë autoritet në dhomat e zhveshjes.

Megjithatë, trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick ka mohuar thashethemet për Cristiano Ronaldon si kapiten i ri.

“Nuk kam folur kurrë me asnjë lojtar për një ndryshim të kapitenit. Kjo nuk ka qenë kurrë një problem”, tha ai.

Tutje, ai konfirmoi se Maguire do të vazhdojë të jetë kapiten i “Djajve të Kuq”.

“Jam unë që vendos se kush është kapiten. Harry Maguire është kapiteni ynë dhe ai do të mbetet kapiten”, përfundoi trajneri gjerman. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme