A duhet të përkujtohet Zoran Gjingjiqi në Kosovë?

Prishtinë | 13 Mar 2023 | 13:11 | Nga Shpend Ahmeti

Zoran Gjingjiqin e kam takuar në vitin 2002 në ShBA pak para se të vritej. Atëbotë, mora një email nga Jeremiq se Gjingjiq po vinte në Harvard për një ligjeratë dhe që do të takonte për darkë studentët nfa Serbia e Mali i Zi (qëllimshëm kishte dërguar këtë përmbajtje).

Në ligjeratë ishin rreth 200 persona. Kishin ardhur shqiptarë nga Kosova nga Bostoni e rrethina. Gjingjiq mbajti një ligjeratë ashtu sic pritej, Serbia ishte në reformë e sipër duke bërë shkëputje nga e kaluara e afërt me luftëra. Shqiptarët të emocionuar e me trauma të tmerrshme nga lufta u munduan që përmes pyetjeve, audiencës nga ShBA ti tregonin për krimet e Serbisë. Megjithatë, politikani i shkathët përgjigjej ashtu sic e kërkonte audienca – me qetësi, me shmangie dhe me keqardhje për të kaluaren. Atë natë e fitoi atë audiencë, pa marr parasysh se çka mendonim ne.

Pas ligjerates u njoftova me të, shkëmbyem pak fjalë. Më tha edhe mua se po mundohej të gjente ura bashkëpunimi, disi të tregonte se Sërbia po ndryshon. ishte kohë e shkurtë ta pyesja për këtë ndryshim.
Në darkë natyrisht nuk shkova posaqërisht duke marr parasysh ftesën.

Se a ishte Gjingjiq i aftë, pa dyshim se po. A ishte i mirë për Serbine – definitivisht. A ishte i mirë për Kosovën – ndoshta më i mirë se këta tjerët, që nuk do të thotë shumë. Se si do të reagonte ndaj shpalljes së pavarësisë dhe marrëdhënieve me Kosovën – këtë mund të spekulojmë edhe pse spekulimi im do ishte se do të ishte reagim i njejtë. Por edhe ka spekulime se u vra pikërisht për shkak të paper-ave që shpërndante për Kosovën.

A duhet të përkujtohet në Kosovë? Ndoshta nga ne që nuk kemi pozita, e nga kryeministri vetëm në një kontekst të caktuar të figurave shpresëdhënëse ballkanike që si regjion i kemi pas të mungesë.
Në qoftë se po e bën si strategji për tu paraqitur mirë para sërbëve e ndërkombëtarëve, mendoj se çdo strategji ka kufi, dhe nuk do dallonte shumë nga ballkanasit e tjerë që përdorin njerëz që nuk janë më për përfitime politike.

Për fund, unë përnime mendoj që vrasja e tij ka qenë humbje për Ballkanin sepse dua ta imagjinoj një Serbi ndryshe. Ndoshta do e pranonte pavarësinë ndoshta do te bëhej komshi i mirë. Për atë mund të spekulojmë, për Tadiqat e radikalët tashmë e dijmë.

Të ngjashme