A është ky fillimi i fundit për iPhone-in? Përdoruesit ankohen se telefonat e Apple po “bëjnë gabime” më shumë se kurrë

Prishtinë | 29 Dhj 2025 | 15:23 | Nga Ekonomia Online

Nëse ju duket sikur iPhone-i juaj po funksionon më keq se kurrë më parë, nuk jeni të vetëm.

Përdorues të zemëruar të Apple kanë vërshuar rrjetet sociale me ankesa, duke thënë se telefonat e tyre të shtrenjtë janë të mbushur me probleme teknike. Teksa pakënaqësia ndaj gjigantit teknologjik rritet, disa fansa kanë deklaruar hapur se po heqin dorë plotësisht nga produktet e Apple.

Një komentues i irrituar shkroi në X:

“Pas kësaj eksperience me këtë copë mbeturine, nuk do të jem më kurrë klient i Apple!”

Gjatë vitit të fundit, iPhone-ët janë përballur me një valë defektesh: nga alarmet që nuk bien, deri te shfaqja e të ashtuquajturës “pika e zezë e vdekjes” në ekran. Në të njëjtën kohë, shumë adhurues besnikë të Apple po shprehin zhgënjim edhe për mungesën e risive dhe veçorive të reja domethënëse në çdo model të ri.

Edhe pse analistët e industrisë nuk mendojnë se iPhone do të përfundojë si BlackBerry në një të ardhme të afërt, kjo situatë mund të shënojë fillimin e një rënieje më të gjerë.

Të ngjashme