A është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit? Abdixhiku: Është taktikë elektorale

Prishtinë | 25 Dhj 2025 | 21:56 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku ka folur në lidhje me gjuhën e Vetëvendosjes gjatë fushatës.

I pyetur se a është zbutur VV-ja këto dy javët e fundit, ai tha se është vetëm një taktikë elektorale.

“Është taktikë elektorale, kështu e kam quajtur. Dëmet janë shumë më të thella, do të thotë polarizimi i shoqërisë sjell dëme më të thella.

“Një shoqëri e ndarë nuk arrinë me gjetë konsensus për çështje vitale në momente gjeostrategjike të popullit tënd”, u shpreh Abdixhiku në Rubikon.

Të ngjashme