A ka takim Kosovë – Serbi më 25 qershor ne Bruksel, flet zëdhënësi i BE-së

Prishtinë | 22 Qer 2020 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës është përfolur nëpër medie se delegacionet nga Kosova dhe Serbia do të takohen në Bruksel me datën 25 qershor.

Kjo do të ndodhte vetëm dy para fillimit të dialogut në Uashington që parashihet të ndërmjetësohet nga i dërguari Special i SHBA’së për dialog, Richard Grenell.

Zëdhënësi kryesor i Komisionit Europian në cështjet për Politikë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Peter Stano, ka treguar për Gazetën Express se a do të ndodhë një i tillë më 25 qershor.

“Nuk mund të konfirmoj se një takim i tillë mund të ndodhë në këtë datë”, ka thënë ai.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë në Bruksel më datën 25 qershor.

Thuhet se 25 qershori është caktuar nga Lajçak, por nga zyra e kryeministrit thonë se Hoti shkon në Bruksel për vizitë bilaterale, jo për dialog.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, do të shkojë te enjten në Bruksel, por në vizitë bilaterale, jo për dialog, thonë burime të REL.

Të ngjashme