Situata politike në Kosovë vjen duke u acaruar. Sa më afër datës së vendimit të Gjykatës Kushtetuese aq më agresive bëhet partia në pushtet. Falangat dhe oponentët e saj virtualë kërcënojë nateditë rrjetit çdokënd që u duket shkaktar që mbetën pa pjesën e kulaçit. Kurti ndërkaq, ofshanë i pafuqi letrave që ia dërgon çdo adrese botës. Çka ndodhi me “gjeniun” dhe shpresën e të përjashtuarve nga pushtetet e mëparshme? Dështoi ai apo sulmet e tjerëve janë tepër të forta?
Albin Kurti premtoi gjithçka. Ose ai u zotua për shumëçka që tek qytetarët e përjashtuar nga privilegjet e pushteteve të mëhershme ngjalli shpresa se edhe ata, një ditë, do t’ia dalin të jetojnë pa paranojën permanente të ikjes nga vendi. Shpresa ai mbolli edhe nëpër diasporë; veçanërisht tek ata që jetojnë me përshtypjen të jenë të lindur për ministra e vegjetojnë perëndimit si raste sociale apo si proletariat. Këto ishin pritjet e masave shpresëhumbura. Të ashtuquajturat elita të afërta me dyvëshat, ndërkaq shpresonin edhe më shumë.
Nga qeveritë pararendëse këta as që llogaritnin në konfigurime përshtatëse të demokracisë kosovare me specifikat kulturosferike (disa edhe religjioze) e rajonale për ta bërë atë edhe më “efektive”. Çka në të kaluarën këta vrullshëm refuzonin ishte imitimi besnik i koncepteve neoliberale të atyre që delegojnë dhe sponsorizojnë Republikën e Kosovës. Kategoria në fjalë nuk admiron këtë «Copy & Paste democracy». Edhe pse nuk ndalen duke e pohuar si më të sigurtin për stabilitetin e vendit, kur kihet parasysh mospasja e kuadrove sociofilozofike që do të eksperimentonin me modele të ndryshme.
Tashmë pushteti aktual ka ditët e numëruara. Ai gjendet në modusin o drejt përplasjes o drejt ikjes nga detyra. Dështimin në shumë segmente analistë të ndryshëm e shohin tek forma “totalitare” dhe “konfliktuoze” e Kurtit si në politikën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme.
Material për këto akuza ka plotë. Jo patjetër të prodhuara nga Kurti vetë, por nga detashmentet e tij virtuale dhe pjesëtarë të pushtetit dhe partisë. Ku t’i kërkojmë arsyet e parashëmbjes së ëndrrës që mund ta titullojmë si «Kurtit në pushtet»? Aq shumë u prit dhe nuk mbijetoi.
U soll jo ashtu siç kërkonin koalicionarët; u acarua keqas me mediat që e përkrahën gjatë zgjedhjeve; u tall me rolin e SHBA-ve; bën bé se ka marrëveshje sekrete ngase i ka thënë një këshilltar i këshilltarit të presidentit këshilltarit të tij dhe të llojit? Janë vërtetë gjitha këto shpifje të atyre falangave që ua mbajnë anën atyre tjerëve që përbëjnë 75% të elektoratit e që duan t’i mundin falangat e tij kabllove virtuale apo ka edhe gjëra tjera që ngecin në formën e qeverisjes së “gjeniut” politik kosovar?
POPULIZMI
Pa populizëm nuk fiton asnjë parti politike. Arsyet e këtij zhvillimi nuk duhet kërkuar (vetëm) tek partitë, por më shumë tek votuesit që ato synojnë. Trendi nuk është specialitet shqiptar. Dasmat elektorale zvicerane apo gjermane janë shumë më populiste, madje në efekt janë më të rrezikshme (ngase në masë shumë më të madhe përmbajnë ksenofobinë, racizmin dhe izmat e llojit) se sa që janë aktualisht kampanjat në zonat politike ballkanike (me përjashtim të Serbisë).
Dallimin ndërmjet partive perëndimore dhe atyre shqiptare e përbëjnë dy faktorë tjerë: a) të parat dinë të menaxhojnë me populizimin pasi marrin pushtetin e të dytat jo dhe b) populizmi i partive perëndimore nuk përmban premtime utopike, eksese për gjykata dhe thirrje subversive karshi sistemit politik ekzistues, kundruall kulturës dhe identitetit të shumicës e të ngjashme aqsa përmbajnë retorikat e partive shqiptare.
Si të tilla – partitë që operojnë me populizimin – bëhen kushtimisht agregate adekuate për çdo lloj rryme të mundshme (para)politike. Në të gjejnë strehë feminizmi, patriarkalizmi, aristokratët, komunistët, lokalistët, kozmopolitët, nacionalistët dhe internacionalistët, ateistët radikalë dhe religjiofashistët, pra aty rreshtohet kush të mundet e secili që donë.
Si bashkëveprojnë gjitha këto grupe të armiqësuara ndër veti bashkë? Nëpërmjet një politike të zgjuar «inter-fashiste» (në kuptimin banal të termit) hierarkitë i mbajnë ato nën kontroll duke i funksionalizuar ndaras (e në adicion për kauzën supreme: pushtetin!) për politikat e veta. Strategjia është shumë e njohur sidomos në vendet e epidemizuara nga radikalizmat dhe hiatuset socio-ekonomike e arsimore. LVV bën përjashtimin në këtë drejtim: ajo nuk ia del të fut nën kontroll grupet në fjalë dhe këto bëjnë kërdinë mbi imazhin e saj.
LIBRAT DHE TOTALITARIZMI
Qeveria aktuale, respektivisht timoni intelektual i saj Albin Kurti premtoi se do ta ndryshojë statusin paraprak të Republikës në favor të një politike aferente në relacion me forcimin e sovranitetit të vendit. Deri tash mirëpo veprimet konkrete të qeverisë së mbiquajtur «Kurti» nuk prodhojnë linjat e ndonjë semiologjie të qartë, të cilat do t’i mundësonin vëzhguesit që ta quaj neoliberale, komuniste, totalitare, teokratike, autokrate apo karizmatike. Në vete ajo, politika e qeverisë aktuale, përmban elemente të të gjitha këtyre sistemeve, duke mos qenë in toto asnjëra prej tyre.
Kjo do të jetë edhe arsyeja se pse figura komike publike thonë pastaj: «Në politikë nuk është shumë mirë me lexu shumë libra. Sepse ata që lexojnë shumë e kanë hendikep që tentojnë të bëhen njëfarë lloji revolucionari. Diskursi i tij nuk është liberal». Është ky një përshkrim i një universitari. Si duhet ta kuptojmë këtë. Ka probleme qeveria aktuale, ngase shefi i saj tërë kohën rri duke lexuar libra? Cilat libra lexon ai nëse analizojmë aktivitetin konkret të tij? Ato antiket, nëpër Makiavelin e deri tek Hegeli thonë se i ka lexuar më herët.
Në mos është duke mësuar përmendsh «Common Wealth»in e Hardt & Negri-t apo recetat e Naomi Wolf se si mund të shkatrrohet një demokraci? Jo? Lexon librat e Naomi Klein-it apo ka vendosur projektin e tij ta realizojë sipas preferencave të Chantal Mouffe dhe burrit të saj Ernesto Laclau, duke pranuar botën si multipolare agonistike? Me siguri nuk është duke lexuar ndonjë libër si «Intelligent Governance for the 21st Century» të Nicolas Berggruen & Nathan Gardels [2013] ose atë «The political brain» të Drew Westen-it [2007], pasi po të ishte duke i lexuar këta nuk do të sillej siç i thonë këshilltarët dhe ministrat e tij që as 24 orë nuk i kalojnë pa u bë “nami i botës”. Nëse ka diçka që të heq nga revolucionariteti (siç e përdor përshkruesi) atëherë janë librat e jo libri njëjës.
Kurti si duket nuk lexon më. Përndryshe nuk do ta vuloste edhe një jurist që nuk shkëlqen nga kapitali intelektual si jo-liberal (në kuptimin e lirive besoj se me siguri ky e din se Kurti nuk është neoliberal), pra si totalitar. Është Kurti vërtet totalitar? S’ka mundësi të jetë. Akataleptik është patjetër. Pikërisht këtë edhe ia (keq)shfrytëzojnë falangat, këshilltarët, karrieristët përreth, të cilëve nuk i interesojnë idealet socio-politike të Kurtit, por realizimi i vetes. E ai s’ka ku gjen kuadro tjera, përveç atyre që gjeneroi me populizëm. Figurat e pakta intelektuale që e mbrojnë dhe që janë të vyeshëm ende nuk duan të prekin prushin me duar ose tjerët që janë brenda nuk i përfill kush brenda partisë.
POLITIKA E JASHTME
Glauk Konjufca ia nisi keq. Ende para se të analizojë punën e stafeve të tij botës ia nisi me shkarkime politike. Ndërkohë ai profilizohet si një kandidat potencial i një diplomacie të kujdesshme. Pikërisht këtu ku edhe qeveria Kurti ka dobësinë më të madhe.
Do të mjaftonte që ajo të vazhdojë taktikën e trashëguar nga qeveria Haradinaj për t’i ikur konfrontimit sidomos me amerikanët. Edhe në kohën e qeverisjes së kaluar amerikanët, presidenti, BE dhe gjithë kërkonin heqjen e menjëhershme të taksës, ajo nuk e bëri, por njëkohësisht duke evituar sanksionet. Ia doli me këtë lloj politike të jashtme ngase vepronte me një strategji dypolëshe; duke bindur vazhdimisht aleatët se nuk e ka me ata (por ka kujdes me politikën e brendshme dhe zbutjen e Serbisë) dhe njëkohësisht operonte me lobe brenda-amerikane, britanike e gjermane për bllokimin e marrëveshjeve (eventuale) verbale e sekrete ndërmjet primatëve Thaçi – Vuçiç -Grenell. Haradinaj nuk përqeshte as fasadat e Kapitolit as orientimin seksual të ndonjë emisari.
Dhe mbi të gjitha: me veprimet e saja politike qeveria Haradinaj nuk transmetonte sinjale sikur konsideron alternativë udhën e Kosovës drejt aleancave jo-perëndimore.
KONKLUZIONE
PVV është viktimë e populizmit të saj. Albin Kurti është vetë me idealet e tij për një shoqëri me më shumë barazi sociale. Simptomat totalitare që shfaqen herë pas herë nuk janë esenca e habitusit të tij, por ofshama të pafuqisë të një njeriu që donë shumë e s’mund të realizojë asgjë.
Ai, Konjufca dhe ndonjë tjetër janë të rrethuar nga dhjetëra agjenda religjioze, fashiste, feministe, kapitaliste, komuniste të cilat kërkojnë pjesën e kulaçit. Që nga dita kur kuptuan se nuk do ta marrin pjesën ata tash kërcënojnë gjithë ata që flasin kritikojnë – patën apo jo të drejtë.
Albin Kurti, kur të ikë nga kjo qeverisje, gjatë nuk do të kthehet më. Ai dështoi. Dora vetë, ngase nuk diti të dallohet në praktikë nga paraprakët e tij. Ose ribind me forma dhe kuadro tjera. Edhe në demokraci “pluraliste” mund të sundosh vetë (si Rama në Shqipëri), mirëpo kjo është e pamundur në Kosovë. Tepër thellë është armiqësuar kujtesa, mentaliteti i shumicës absolute kosovare me çdo lloj monizmi. Përveç kësaj edhe partitë tjera (75%) kanë mësuar shumë gjatë këtij tranzicioni dhe korrigjojnë veten për kohët që vijnë.