Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar ashpër ndaj pyetjes së nëse ajo me ose pavetëdije po i shërben dëshirave të Vetëvendosjes, pra Albin Kurtit, raporton Ekonomia Online.
Ajo tha se një pyetje si kjo asnjëherë nuk do t’i bëhej një burri.
“A mendoni se pa dashje ose me vetëdije ose pavetëdije jeni duke i shërbyer LVV, meqë ia dashtë mandatarin Konjufcës pa u siguru që i ka numëruat, tash e caktuat datën e zgjedhjeve kur i konvenon VV-së”, pyeti gazetari.
Osmani e thekson se ajo asnjëherë nuk merr vendime pavetëdije, pa çka tha se edhe opozita patën deklaruar se nuk e kanë problem mërgatën.
“Kjo është një pyetje ofenduese, që jam i bindur që ti kurrë një burri nuk do t’ia kishe bërë. Sepse ti kurrë një burri nuk i thua po vepron pavetëdije. Një pyetje të tillë ia bëni vetëm një gruaje. Dua të i sigurojë qytetarët e Kosovës se asnjë vendim përgjatë gjithë karrierës sime politike nuk e marrë pavetëdije, por e kam marrë me vetëdije të plotë, besim të plotë që ky vendim është vetëm në interes të RKS. E dyta të gjitha partitë kanë thënë se nuk janë kundër mërgimtarëve, nuk janë kundër mërgatës pse ju po paragjykoni se mërgata është në favor vetëm të një partie. Këto janë zgjedhje të reja. Partitë kanë dekalrauar se nuk janë kundër mërgatës dhe si presidente kam detyrim që të zgjedh ku kemi pjesëmarrje më të madhe e jo më të vogël të qytetarëve me të drejtë të votës.