Jetesa jo e shëndetshme dhe obeziteti kanë shkaktuar një rritje në rastet e diabetit të tipit 2, sëmundje që ndodh kur trupi nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme për të rregulluar nivelet e sheqerit në gjak.
Tani shkencëtarët kanë deklaruar se njerëzit në tërë botën që përballen me diabetin mund të mos kenë qasje në insulinë gjatë dekadës së ardhshme dhe tutje.
Rreth 400 milionë persona – më shumë se gjysma prej tyre në Kinë, Indi dhe SHBA – të moshave 20 deri 79 vjeç, jetojnë me diabet të tipit 2, që është edhe forma më e shpeshtë e sëmundjes.
Në një studim të ri të publikuar tek revistat mjekësore Lancent Diabetes Endocrinologu thuhet se afërsisht 80 milionë persona të prekur nga kjo sëmundje do të jenë nevojë për insulinë deri në vitin 2030.
Kërkesa për këtë ilaç është projektuar të pësojë rritje për 20%.
Mirëpo afërsisht gjysma prej peronave në nevojë për këtë ilaç – me gjasë shumica në Azi dhe Afrikë – nuk do të kenë mundësi ta posedojnë atë.
Aktualisht një në dy persona me diabet të tipit 2 nuk kanë qasje në insulinën që u nevojitet.