A po vdes demokracia në Kosovë?

Prishtinë | 04 Jan 2024 | 00:41 | Nga Afrim Kasolli

Demokracitë vdesin jo vetëm nga grushtetet apo uzurpimet e dhunshme te pushtetit, por edhe kur ata që i kane fituar zgjedhjet e sulmojnë rendin legal dhe kushtetues të vendit nën emrin e drejtesise popullore.

Nje shembull tipik i kesaj mendësie mund te merret qasja e zv kryeministrit Besnik Bislimi. Ky shok i sekserit te aferës se rezervave shteterore, sot i paska sulmuar gjyqtarët e Gjykates Kushtetuese, pa asnje fakt dhe me spekulime brutale, për korrupsion dhe jo kredibilitet.

Kuptohet, sulme te tilla ndaj gardianit te Kushtetutës, ky pushtet i bënë me qëllim që ta maskojë dhe mbulojë paaftësinë profesioanale për propanden e tij për gjoja reformat e premtuara ne drejtësi.

Kurse tashme ai jep vetes edhe te drejtën se cilat vendime te institucioneve juridike duhet zbatuar e cilat duhet interpretuar e mos zbatuar. Sepse per këtë ka vendosur populli. Një precedent ky i paparë ne historinë e shtetit të Kosoves.

Për me tepër doktrina te tilla, të cilat pushtetin e lëvizjes dhe një konfiguracion momental politik e shpallin si vullnet suprem, fqinjerojnë me frymën e mentalitetit primordial të fashizmit.

Të ngjashme