AAK-ja garanton implementimin e Ligjit për Obiliqin

Obiliq | 07 Tet 2017 | 20:03 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, dhe kandidati i kësaj partie, Xhafer Gashi, kanë siguruar obiliqasit se Ligji për Obiliqin, i miratuar në Kuvendin e Kosovës, do të zbatohet, duke sjellë përfitime për qytetarët e kësaj komune.

Kryetari aktual i Obiliqit, Gashi, i cili po kërkon dhe një mandat katërvjeçar, tha në tubimin zgjedhor ku merrte pjesë dhe kryeministri Ramush Haradinaj, se implementimi i Ligjit për Obiliqin do të qojë dhe në implementimin e Strategjisë Socio-Ekonomike, e cila parasheh më shumë se 60 projekte për Obiliqin.

Ai përmendi përmirësimin e infrastrukturës fizike, mjedisin dhe përmirësimin e mirëqenies së mëtutjeshme sociale, si prioritete.

“Projekt kryesor do të jetë koogjenerimi. Banka Botërore do të jetë investuese në këtë projekt madhor. Komuna jonë është përfitues nga organizata GIZ për studimin e fizibilitetit për nxehjen qendrore”, tha Gashi.

Në vazhdim, kryetari aktual i Obiliqit, i cili konsiderohet si kandidati më serioz për të fituar sërish, foli dhe për projekte të tjera për të ardhmen. “Lajmi i mirë është që shumë shpejt pritet të nisin edhe investimet nga UEFA dhe FIFA për fushat tona sportive”, tha ai.

“Gjithashtu, shumë shpejt do të përfundojmë Shtëpinë e Kulturës”.

E lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, njëherësh kryeministër i vendit, premtoi mbështetjen e Qeverisë së tij për Xhafer Gashin dhe Komunën e Obiliqit.

Ai tha se e ka parë se në Obiliq ka njerëz të zotë e punëtorë. “Me pasë përkrahjen nacionale nuk lënë punë pa e kry… Këtu ka njerëz të mirë dhe të zotë që mujnë me e ndryshu Obiliqin”.

“Obiliqi, i cili e ka këqyr dhe e ka thithur tymin, mundet tash me u punësu dhe gëzu me të drejtë se është edhe Ligji për Obiliqin, i cili do të zbatohet së shpejti”, deklaroi Haradinaj.

Shefi i Qeverisë tha se do të vijnë investime përmes teknologjisë së re në energji. “Prej asaj dite thithim ajër më të pastër. Me këtë përfituesi i parë do të jetë qytetari i Obiliqit. Ju garantoj që do të ndodhë më shumë se çka kemi premtuar”, shtoi ai.

“Ne kemi një kryetar një asamble dhe një qeveri që do të veprojë në Obiliq. Nga nesër mund t’ia fillojmë punës në Obiliq”, theksoi Haradinaj.

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????
????????????????????????????????????

 

Të ngjashme