AAK-ja kërkon interpelancë për ministrin e Financave, Tahiri numëron prioritetet në këtë sesion

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi Parlamentar i AAK-së ka kërkuar interpelancë për ministrin e Financave, Hekuran Murati, tha shefi i grupit të kësaj partie, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, kjo kërkesë vjen pasi sipas tij, gjendja në sektorin publik dhe privat është shumë e rëndë.

Tahiri megjithatë tha se tema e grevës është shumë me rëndësi, dhe ka mbështetur debatin parlamentar të thirrur nga PDK në seancën e parë për sesionin vjeshtor.

“Duke qenë se jemi dakorduar qe tema e grevës është me rëndësi edhe për AAK, gjendja është e jashtëzakonshme dhe s’mund të sillemi zakonshëm as si Kuvend, as si vend, as si shoqëri e as si Qeveri. E mbështesim dhe adresojmë këtë temë”.

Tahiti tutje bëri me dije se AAK në këtë sesion vjeshtor ka disa prioritete.

“I pari është miratimi i Ligjit të Pagave dhe njëkohësisht fillimi i zbatimit të Ligjit të Pagave më 1 janar. I dyti, aspekti që ndërlidhet me energji dhe tre, sektori privat. Ekonomia, bizneset e mesme, të vogla e korporatat janë buzë falimentimit. Janë tri tema të mëdha”.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme