Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ndonëse është pjesë e koalicionit qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në Komunën e Gjilanit nuk po pajtohet me qasjen e pushtetit ndaj mbrojtjes së ambientit.
Ky subjekt, ka kritikuar qeverisjen komunale për degradim të mjedisit dhe ka kërkuar krijimin e një strategjie për mbrojtjen e tij, shkruan sot Koha Ditore.
Ibish Ibishi, shef i Grupit të këshilltarëve komunalë të AAK-së thotë se Komuna e Gjilanit përballet me probleme të shumta mjedisore, siç janë ujërat e zeza, deponitë e egra, kontaminimi i lumenjve si dhe probleme të tjera. Ai thotë se numri i inspektorëve komunalë duhet të rritet dhe të ketë inspektime në tërë territorin e komunës.