Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, pasi u ka shprehur ngushëllime familjes për vdekjen e Astrit Deharit, ka thënë se më së miri do të ishte të ftohej FBI sikurse në rastin e Dino Asanajt për ta zbardhur edhe këtë rast.
“Prej kur ka ndodhur ky rast është shndërruar në kauzë për përfitime politike nga të gjitha taborret. A është vrasje apo vetëvrasje kjo duhet të zbardhet deri në fund. Është mirë që të ftohet FBI për ekspertizë si në rastin e Dino Asanaj”, ka thënë Lekaj.
Ai ka theksuar se AAK që nga fillimi ka kërkuar debat të shëndoshë lidhur me këtë rast, AAK asnjëherë nuk ka përfituar nga raste të tilla.
Lekaj po ashtu ka kërkuar që të mbahet interpelanca e përgjegjësve kryesorë që kanë lejuar të ndodhë kjo./