Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka filluar të mbledh nënshkrimet për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme pas ndalimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Francë me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Kjo seancë është thirrur të mbahet sot me fillim nga ora 16:00.
Mes tjerash në pikat e kërkesës për seancë të jashtëzakonshme thuhet se ndalimi i Haradinajt është i papranueshëm dhe sulm i drejtpërdrejt në lëvizjen e lirë të autoriteteve të Kosovës.
Mbajtja në arrestim e Haradinajt thuhet se është sa për t’i dhënë kohë Serbisë të plotësojë dosjen e saj kundër Haradinajt.
Nga seanca pritet të dal një mocion. Ndërsa kërkesën për mbajtjen e seancës po e përkrahë edhe Nisma për Kosovën. AAK pret edhe mbështetjen e deputetëve tjerë.
Kundër arrestimit të Haradinajt sot po mbahet një protestë e organizuar nga AAK dhe mbështetur nga Nisma për Kosovën, Lëvizja Vetëvendosje dhe nga organizatat e veteranëve të UÇK-së. (Gazeta Monitor)