AAK: Nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë

Prishtinë | 23 Jan 2022 | 13:03 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një komunikate për media tha se kur Ramush Haradinaj ka ardhur në krye të qeverisë, edhe atë në shtator të vitit 2017, sipas AAK-së, mallërat e Serbisë e kanë pasë pushtuar tregun e Kosovës.

AAK-ja u shprehën se nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë.

“Por është edhe një e vertetë tjetër që nën udhëheqjen e Haradinajt, Kosova është çliruar nga produktet e Serbisë dhe importi për një vit e pak të qeverisjes së tij ka zbritur në 4.5 milionë. Ky është një fakt që nuk do të duhej t’i shpëtonte “mjeshtrit të shifrave”, deputetit Armend Muja, apo kujtdo tjetër. Populli thot “nëse është hangër pitja, tepsia ka mbet’”! Aty shihet se si brenda një kohe të shkurtër kurba e importeve nga Serbia, me hapa të shpejtë po kthehet atje ku ka qenë”, thuhet në komunikatë.

Në komunikatën e AAK-së, thuhet se deputeti Armend Muja dhe ekspertët e tjerë, duhet t’i sqarojnë shifrat me grafikone.

“Nga 4 milionë e pak në 300 e sa! Deputeti Muja, por edhe eksponentë të tjerë të kësaj mazhorance, është mirë ta shpjegojnë këto grafikone të të dhënave zyrtare të importeve nga Serbia, e jo të fshihen pas veprimeve të mbrapshta të qeverive dikur”.

“Poashtu krahasimi i importit të energjisë, është dashakeq, sepse në kohën kur Haradinaj e ka marrë drejtimin i Qeverisë, prodhimi në KEK pothuajse ka qenë zero. Ka qenë mafia energjetike që e kishte bllokuar prodhimin në KEK dhe ka qenë pikërisht Kryeministri Haradinaj që e ka rikthyer prodhimin dhe për më tepër e ka arritur edhe pavarësimin energjetik të Kosovës”, thuhet tutje në reagimin e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme