AAK-NISMA: Nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të vendit

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 14:36 | Nga

Kërkesa e Qeverisë drejtuar partive opozitare për të ndryshuar qasjen e tyre për çështjen e demarkacionit nuk është pritur mirë nga ana e partive opozitare. Ekzekutivi po insiston qe partitë opozitare të heqin dorë nga kërkesa e tyre për kthimin e marrëveshjes për demarkacionin në pikën zero.

Zyrtarë të koalicionit parazgjedhor, AAK e NISMA vlerësojnë se si parti opozitare nuk janë të gatshëm të bëjnë asnjë kompromis në dëm të vendit. Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se kjo parti e ka qëndrimin e vet dhe kërkon nga Qeveria që të shkarkojë komisionin, i cili ka bërë shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe të nisë negociatat me Malin e Zi rreth demarkacionit.

Në këtë linjë është edhe deputeti i Nismës për Kosovën, Enver Hoti. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se si parti opozitare nuk kanë marrë kurrfarë ftesë. Këto sipas tij, janë deklarime aspak serioze të kryeministrit Mustafa.

Kthimi i marrëveshjes, sipas tij, në pikën zero do të hapte mundësi për arritjen e një konsensusi mes palëve përkitazi më këtë proces.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme