Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, bashkë me anëtarët e kryesisë Meliza Haradinaj Stublla dhe Selim Selimi, pritën në takim delegacionin e Misionit Evropian për Vëzhgimin e Zgjedhjeve kryesuar nga eurodeputetja gjermane Viola von Cramer.
Në këtë takim Delegacioni i BE-së dorëzoi Raportin Përfundimtar për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare në Kosovë, dhe u diskutua për rekomandimet prioritare të raportit, duke përfshirë edhe ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve dhe rritjen e efikasitetit të procedurave pas zgjedhore.
AAK mbetet e përkushtuar për reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse dhe fuqizim të parimeve demokratike në vend, transmeton EO.