AAK: Procesi i votimit i rregullt, përqindja e njëjtë me 2017-në

Prishtinë | 06 Tet 2019 | 15:16 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përfaqësuesi nga koalicioni AAK- PSD, Selim Selimi, tha se deri më tani procesi i votimit ka shkuar mirë, përveç disa parregullsive, raporton Ekonomia Online.

“Deri tash nëpër shtabet tona kemi pa që situata është e qete procesi i rregullt përveç disa parregullsive ku janë në dijeni organet kompetente”, tha Selimi.

Ai theksoi se dalja e qytetarëve për të votuar, është pothuajse e ngjashme me atë të vitit 2017.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe KQZ-në, Policinë dhe Prokurorinë e shtetit për vëmendjen adekuate ndaj parregullsive të ndryshme që kanë ndodhur deri tani.

“Në Gjakovë 17%, Gjilani 12%, Hani i Elezit 13%, Kaçaniku 15 %, Kamenica 20%, Klina 14%, Malisheva 16%, Peja 14%, Prishtina 13% , Rahoveci 13% dhe Suhareka 18%”, tregoi ai, duke iu bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të dalin e të votojnë.

“Thërras të gjithë votuesit të dalin sa me shume te votojnë te bëjnë ndryshimin e tyre politik.  Dua të theksoj se përveç  këtyre parregullsive në disa komuna gjendja është e qetë”, përfundoi Selimi.

Të ngjashme