Abazi: Isa Mustafa duhet merret në pyetje për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe tre përqindshin

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Haki Abazi thotë se Isa Mustafa duhet të merret në pyetje për rastin e vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe Fondin e Trepërqindëshit

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Haki Abazi, po thotë se kreu i LDK’së, Isa Mustafa, duhet të merret në pyetje sa i përket rastit të vrasjes së Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu edhe për punën e fondit të tre përqindëshit.

Abazi thotë se për t’u bërë një gjë e tillë nuk ka nevojë për ndonjë gjykatë speciale.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK…Nuk ka nevojë për gjykatë speciale për këtë gjë, drejtësia në Kosovë duhet të filloj të veproj”, ka shkruar Abazi.

“Sikleti i Mustafës duhet të adresohet për të lejuar kthimin e demokracisë dhe çkapjes së shtetit plotësisht”, ka përfunduar Abazi.

Të ngjashme