Abazi: Kurti dha urdhër për shkarkimin tim, po dëshiron rrëzimin e qeverisë – Ka videoincizime se u zhdukën mostrat e Deharit

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 10:24 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, në një konferencë për media, ka konfirmuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka urdhëruar shkarkimin e tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim Asocim me BE-në, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij arsyet për këtë janë më të ndryshme, por sipas tij kryesorja është që shefi i ekzekutivit është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria.

“Mendoj se çështja kryesore është se Kurti mendon se do të hidhërohem shumë dhe të bëhem pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë. Kurti është në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria pas dy vjetëve. Unë nuk jam votë kundër Qeverisë, nuk do ta bëj Qeverinë viktimë për t’u larguar. Opozita nuk mund ta rrëzojë, Grenelli nuk ekziston më, Escobari nuk mund të krahasohet me Grenellin, asnjë interes të vetëm nuk e ka askush racional ta rrëzojë Qeverinë. As unë e asnjë deputet tjetër me integritet brenda VV-së nuk është i interesuar ta rrëzojë Qeverinë. Nuk do t’ia jap kënaqësinë të bëhem target i askujt për dështimet epokale të dy vjetëve të fundit që i kam ngritur në alarm”, ka thënë Abazi në konferencë.

Ai ka thënë se ekzistojnë audioincizime që tregojnë “kush i zhduki mostrat e rastit Dehari”.

“Video-incizimet janë ato që duhet t’i kërkoni për të konfirmuar se kush i ka zhdukur mostrat e Astrit Deharit. Hulumtimi im i fundit ka sjell te shkarkimi nga posti i kryetarit të Komisionit të Jashtëm dhe anatetimi brenda Vetëvendosjes. Shkarkimi im është minor kundrejt borxhit për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur me rastin Dehari. Si është e mundur që në pushtetin e VV-së të zhduken mostrat e Deharit dhe kryeministri Kurti të mos ta thotë asnjë fjalë. Ne si shoqëri, si deputet, nuk mund të rrimë të heshtur përballë një procesi të këtillë. Ne duhet ta kryejmë punën tonë për ta kryer këtë deri në fund. Dihet qartë se kush ka hyrë te frigoriferi e ka nxjerr mostrat që kanë qenë të vendosura nën mostrat e tjera. IML-ja është 24 orë e monitoruara me kamera”, ka thënë ai në konferencë për media të enjten.

“Ka monitorim 24-orësh në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe nuk besoj se kamerat mund të gënjejnë se çfarë ka ndodhur. Mendoj se Prokuroria duhet të marrë në pyetje kryeministrin Kurtin, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami. Rasti Dehari është shumë i rëndë për t’u mbajtur mbi supet e qytetarëve dhe këtij vendi që kërkon drejtësi e platforma e VV-së ishte punë e drejtësi. Drejtësia duhet të dalë në dritë, të gjitha rrugët janë të qarta se si duhet të bëhet kjo punë”

Të ngjashme