Abazi: Kuvendi jofunksional, 30% e deputetëve s’kanë mikrofona

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 21:50 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, duke vlerësuar punën e Kuvendit, ka thënë se ky institucion është më tepër jofunksional.

Ai ka thënë se Kuvend nuk ka demokraci.

“Kuvendi është më tepër se jofunksional, aty nuk kultivohet demokraci ne fakt ndodhë e kundërta ndodh është një lloj orkestrimi që nuk mund të quhet planifikim”, tha Abazi në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Ai ka përmendur edhe problemet me të cilat përballen deputetët në kryerjen e punës së tyre. Ka përmendur se 30% e deputetëve nuk kanë mikrofona.

“Çfarë kam përjetuar e pa, sot tri vite pas, 30% e deputetëve nuk kanë as mikrofon e as tast ku mund ta lajmërojnë fjalën e tyre. Nuk ka interes që të kemi një sistem funksional të bartjes së fjalimit, qëndrimit të deputetëve”, tha Abazi.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), e ka prezantuar një raport rreth punës njëvjeçare të Kuvendit të Kosovës.

Sipas të dhënave nga ky raport, deputetët e Kuvendit të Kosovës i kanë shënuar 1585 mungesa gjithsej, apo rreth 23 për qind në secilën seancë.

Të ngjashme