Abazi pas takimit me ambasadorin e Zvicrës: Roli i diasporës mbetet i jashtëzakonshëm

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 12:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi ka mbajtur konferencë për medie pas takimit me ambasadorin e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai tha se me ambasadorin kanë biseduar për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale duke përfshirë edhe vazhdimin e mandatit të ushtarëve të KFOR-it në Kosovë.

Madje ai sqaroi se temë diskutimi ishte edhe roli i diasporës që jeton në Zvicër dhe mundësia e bashkëpunimit.

“Sot kishim mysafir ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, biseduam për çështje specifike të marrëdhënieve bilaterale, vazhdimin e mandatit të ushtarëve zviceran në kuadër të KFOR-it, gjithashtu për rolin si një nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit që do të jetë 2023-2024 dhe ndihmën që mund ta bëjnë për Kosovën”.

“Natyrisht pozicioni i Zvicrës është miqësor me një lidhje të jashtëzakonshme që kemi të diasporës, mbi 200 mijë kosovarë jetojnë atij. Biseduam për përkrahjen e tyre për përkrahjen që ata bëjnë në Kosovë, gjithashtu edhe për marrëdhëniet që mund të ndërtohen lidhur me rolin e diasporës tonë që jeton në Zvicër”.

Të ngjashme