Abazi: Prokuroria duhet t’i intervistojë Kurtin e Haxhiun për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 10:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit, raporton Ekonomia Online.

Abazi tha se rrjedhimisht porosia e tij për Albulena Haxhiun është është që të kryejë punën e saj si ministre që ka obligim para qytetarë dhe para deputetëve.

“Ajo dje deklaroi se grupi parlamentar ka vendosur që të bëhet shkarkimi im, kjo është një gënjeshtër e pastër sepse s’ka vendim nga GP për shkarkim, s’ka votim e vendim. Rrjedhimisht kjo e bën që ajo të lëshojë një të pavërtetë përderisa zonja Haxhiu duhet të jetë e përgjegjshme dhe me përgjegjësi për atë çfarë ka ndodhur në ministrinë që ajo drejton”, shtoi ai.

“Prokuroria duhet ta marrë në pyetje: Albin Kurti, Deona Mihajli, Albulena Haxhiu, Nazlie Balaj dhe Flora Bogaj Bajrami”.

Të ngjashme