Abbas bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Prishtinë | 05 Nën 2023 | 13:27 | Nga Ekonomia Online

Presidenti palestinez Mahmoud Abbas ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Gaza gjatë takimit që pati në Bregun Perëndimor me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Zëdhënësi i Abasit, Nabil Abu Rudeineh, ka thënë për agjencinë “Reuters” se Abbas ka bërë thirrje për armëpushim dhe që të lejohen ndihmat humanitare të hyjnë në Gaza.

Këto janë kërkesa edhe të shteteve tjera arabe.

Më tepër se 9400 persona raportohet se kanë vdekur në Gaza që kur Izraeli e filloi ofensivën pas sulmit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelitë më 7 tetor.

Kombet e Bashkuara thonë se afro 1.5 milionë banorë janë zhvendosur nga veriu i Gazas.

Të ngjashme