Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicolas Abbott, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e dy viktimave në Pejë nga vërshimet.
“Dëshiroj t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së dy personave që humbën jetën mbrëmë në Pejë”.
“Më bën përshtypje përkushtimi i të gjithë atyre që janë përfshirë në mbështetjen e të prekurve nga përmbytjet”, ka thënë ambasadori britanik në Kosovë.