Abbott takohet me Mehaj, ofron mbështetje për FSK-në

Prishtinë | 01 Pri 2021 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në vizitë ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Me këtë rast, ambasadori Abbott e uroi ministrin Mehaj për marrjen e detyrës duke shprehur vullnetin e tij të plotë për bashkëpunim të ngushtë nga pozitat respektive.

Nga ana e tij, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për Mbretërinë e Bashkuar në ofrimin e mbështetjes së madhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe për të arriturat e përgjithshme. Mbështetjen e deritashme në fushën e arsimimit dhe stërvitjes si dhe forma tjera, Ministri Mehaj e vlerësoi shumë të rëndësishme realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale   të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së.

Nga ana e tij, ambasadori Abbott, premtoi se Mbretëria e Bashkuar, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë mbështetjen dhe partneritetin me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në mënyrë që të realizohen me sukses të plotë objektivat me planet tona të bashkëpunimit bilateral.

Në fund, të dy u pajtuan që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve mike në fushën e mbrojtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme