Abdixhiku: E ardhmja është e ndritshme, struktura e LDK-së po vjen si forcë prijëse

Prishtinë | 17 Sht 2023 | 16:49 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku shkroi sot një postim në Facebook ku njoftoi për zhvillimin e zgjedhjeve të brendshme në Prishtinë.Të faleminderit Prishtinë 📍 – për pjesëmarrje impresive nëpër çdo nëndegë. Përveçse mbështetje po na jepni dhe shpresë. Këtë vikend vazhduam me 4 Kuvende 🗳️të tjera. Si në lagje të reja, sikurse Prishtina e Re III, ashtu dhe në fshatra të Kryeqytetit – Shkabaj, Mramor e Keçekollë – pjesëmarrja qytetare është shenjë konfirmuese për ‘Rrugën e Re’. ✌️

Ai tha se “e ardhmja është e ndritshme”.

“Do të vazhdojmë kështu – dhe më shumë. E ardhmja është e ndritshme. Struktura e Lidhjes në Kryeqytet po vjen si forcë prijëse për shumë vjet. ldkzgjedh #rrugaere”, shkroi Abdixhiku

Të ngjashme