Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka mbledhur deputetët e kësaj partie për të diskutuar lidhur me vendimin për zgjedhjen e presidentit, raporton Ekonomia Online.
Ky takim vije pas atij të së hënës ku është mbledhur Kryesia e kësaj partie.
Në mbledhje pritet të marrin pjesë nënkryetarët e partisë dhe sekretari organizativ i LDK-së
Pas takimit kryetari i LDK-së do të deklarohet për medie.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri të hënën kishte thënë se do të jenë konstruktiv sa i përket zgjedhjes së presidentit dhe se janë duke punuar që të dalin më një vendim unanim.