Abdixhiku në Prekaz: Me rënien e familjes Jashari, lindi përpjekja finale për liri

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 09:52 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz për nderë të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, raporton Ekonomia Online.

Abdixhiku tha se në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së nderohet rënia e familjes Jashari dhe aty lindi përpjekja për liri.

 “Sot nderojmë 25 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, nderojmë datat 5,6 dhe 7 mars të vitit 1998, ku në këtë tempull të sotëm rënë heroikisht familja Jashari, komandanti legjendar Adem Jashari dhe me këtë rënie të tyre lindi edhe përpjekja jonë finale për liri, për shtet dhe për pavarësi”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha gjithashtu se mbi sakrificën e Adem Jasharit dhe familjes së tij qëndron edhe rrugëtimi për një shtet të barabartë mes shteteve evropiane.

“Mbi sakrificën ultime të komandantit Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të rënëve tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe rrugëtimi jonë i ardhshëm për një shtet të barabartë mes vendeve evropiane dhe këtë rrugë në këtë ditë duhet ta kujtojmë gjithnjë edhe si shenjë uniteti të brendshëm edhe si përpjekje të pashtershme të popullit tonë, Lavdi gjithë të rënëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha i pari i LDK-së.

Të ngjashme