Abdixhiku nga Prekazi: Kujtojmë të gjithë sakrificën për liri e pavarësi

Prishtinë | 17 Shk 2023 | 11:36 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me bashkëpartiakë të tjerë, në 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Abdixhiku tha se dita e sotme është dita më e rëndësishme për popullin e Kosovës.

“Erdhëm në Prekaz për të nderuar heroizmin e familjes Jashari në krye me komandantin legjendar Adem Jashari dhe të kujtojmë të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të gjithë dëshmorët, të gjitha gjeneratat që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në këtë datë të jashtëzakonshme të Republikës së Kosovës. Tani në këtë 15 vjetor duhet të kujtojmë të gjithë sakrificën për liri, pavarësi, demokraci dhe duhet të kujtojmë po ashtu në unitetin e domosdoshëm për të shpier projektin tonë më madhor që kemi pas ndonjëherë, që është anëtarësimi në NATO dhe BE“, tha ai.

Të ngjashme