Abdixhiku premton për mësimdhënësit e Komunës së Vitisë paga të lartë dhe zgjidhjen e kontratës kolektive

Prishtinë | 13 Jan 2025 | 17:16 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur takim me stafin e mësimdhënësve në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, raporton Ekonomia Online.

Para të pranishmëve kreu i LDK-së premtoi njohjen e stazhit për pensionistët e viteve 90 dhe zgjidhjen e kontratës kolektive.

“I kuptojmë mirë qartë brengat e juaja, të jesh mësimdhënës është puna më e mirë, që kontribuoni në edukimin e brezave tona. Edhe shteti duhet të përkujdeset, kemi punuar në një program tash e dy vite për ta udhëhequr shtetin e Kosovës, drejtë destinacionit normal dhe edukim evropian. Këtë trekëndësh të rëndë të gjendjen edukative duhet ta ndryshojmë deri më tani dhe kjo fillon me pagat më të dinjtetshëm. Që në javën e parë të qeverisjes sime çështja e pagave duhet të zgjidhet dhe do ta rrisim koeficientin në 150. Që i bie që të rriten pagat në 200 euro, ne kemi ambicie të mëdha dhe të realizueshme, siç është mësimi gjithë ditor”, ka thënë Abdixhiku.

“Më lejoni të zotohemi për zgjidhjen e kontratës kolektive dhe barrës që keni, dhe shteti do të heqë barrën nga komuna për të mbuluar të gjithë shpenzimet. Synojmë që në klasa të mos ketë më shumë se 20 studentë”, shtoi ai.

Të ngjashme