Abdixhiku: Prishtina po flet qartë në këto zgjedhje

Prishtinë | 22 Dhj 2025 | 23:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpërndarë foto nga tubimi në Prishtinë.

Ai ka thënë se kryeqyteti po flet qartë në këto zgjedhje.


Postimi i plotë:

Në Bregun e Diellit të Kryeqytetit, në shkollën “Ismail Qemali”, Dega e Tretë na dhuroi një tubim vërtet madhështor. 🔥✌️🙌

Prishtina po flet qartë në këto zgjedhje.
Ajo e ka zgjedhur ndryshimin e parë. Qartë dhe bindshëm.

Kryeqyteti kërkon zhvillim.
Kërkon projekte në vend të bllokadës.
Kërkon normalitet në vend të propagandës.

Dhe projekte do të ketë. Plot 1.5 miliardë euro investime për Prishtinën. Nga Unaza e Jashtme, te Qendra Sportive, teatrot dhe parku teknologjik.
Është koha që LDK nga Qeveria Qendrore dhe LDK nga udhëheqja lokale t’i japin Prishtinës atë që i takon: zhvillim.

Dega 3 e Prishtinës, në listën e LDK-së përfaqësohet nga kandidatë të dëshmuar. Një ekip me përvojë institucionale, energji qytetare dhe përkushtim ndaj vlerave rugoviane dhe shërbimit publik. Numër 22 Alban Zogaj, numër 10 Ukë Rugova, numër 12 Adelina Thaqi Meta, numër 21 Doruntinë Maloku, numër 42 Elmire Nikçi Rexha, numër 48 Myzejene Selmani nga partneri ynë AKR, numër 49 Sokol Havolli, numër 53 Arta Metaj Govori, numër 77 Lumbardh Salihu, numër 83 Bejtush Gashi nga partneri ynë AKR dhe numër 84 Nazmije Krasniqi Jusufi.

Të ngjashme