Abdixhiku: Qenkan marrë sot me mua pushteti dhe “fronti i bashkuar opozitar”

Prishtinë | 20 Jan 2024 | 16:16 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas disa kritikave që ka pasur ndaj tij nga partia në pushtet, por edhe opozita.

“Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë”.

“Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë”, ka shkruar Abdixhiku.

Dejona Mihali, koordinatore e komitete në Lëvizjen Vetëvendosje, ka komentuar vendimin e Komisionit të Pavarur për Medie për dënimin me 100 mijë euro të katër operatorëve kabllorë në Kosovë. “Mirë është edhe një reagim psh. Lumir Abdixhiku në “mbrojtje të lirisë së shprehjes” ose “të lirisë së tregut” për Shkëlqim Devollin. Ku patjetër e siguron dhe që i ka pasur” ka shkruar Mihali.

Ndlrkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK, Bekë Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

POSTIMI I PLOTË:

Qenkan marrë sot me mua edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”. Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë.

Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë.

Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha.

Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë.

Të ngjashme