Abdixhiku takohet me eurodeputeten Viola Von Cramon, diskutojnë për gjendjen në katër komunat e veriut

Prishtinë | 29 Maj 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim eurodeputeten, Viola Von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kryetari Abdixhiku e njoftoi Von Cramon për qëndrimet e LDK-së lidhur me proceset e ndryshme në vend. Në veçanti u diskutua për gjendjen në katër komunat e veriut. Kryetari Abdixhiku përsëriti qëndrimin e LDK-së lidhur me domosdoshmërinë e koordinimit të veprimeve me aleatët tanë ndërkombëtar.

Po ashtu kryetari Abdixhiku e falënderoi Von Cramon për mbështetjen e dhënë në procesin e liberalizimit të vizave si dhe proceset tjera integruese.

Të ngjashme