Abelard Tahiri: Miratimi i Kodit të Ri rrit efikasitetin në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se miratimi i projekt Kodit të Procedurës Penale është një ndër aktet më të rëndësishme për shtimin e efikasitetit të organeve të pavarura të zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ai ka thënë se në mesin e shumë ndryshimeve përmbajtjesore që janë bërë në këtë Projekt Kod, është përfshirë edhe politika e re e gjykimit në mungesë.

“Ka qenë domosdoshmëri që atyre që kanë rënë ndesh me ligjin, veçmas atyre që kanë keqpërdorur paranë publike t’ua pamundësojmë shmangien e ballafaqimit me drejtësinë, ku përmes gjykimit në mungesë kemi mundësuar që proceset gjyqësore të marrin epilog”.

“Nga momenti kur Kodi të hyjë në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, të pandehurit që vullnetarisht nuk paraqiten në seancat gjyqësore nuk do mund ta vonojnë procedurën”.

“Në rastet kur prokurori nuk mund të gjejë të pandehurin pas përpjekjeve të arsyeshme, gjykimi do të jetë në gjendje të mbahet sipas neneve të propozuara në Kod”.

“Në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian, gjykimi në mungesë do të jetë instrument i rëndësishëm që pamundëson shmangien nga drejtësia, veçmas për krimet e rënda siç janë krimet e luftës”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Ministrit Tahiri në Facebook.

“Vitin 2019 e kemi filluar me miratimin në Qeveri të projekt Kodit të Procedurës Penale, si një ndër aktet më të rëndësishme që synojnë shtimin e efikasitetit të organeve të pavarura të zbatimit të ligjit për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Në mesin e shumë ndryshimeve përmbajtjesore që i kemi adresuar në Projekt Kod, është përfshirë edhe politika e re e gjykimit në mungesë. Ka qenë domosdoshmëri që atyre që kanë rënë ndesh me ligjin, veçmas atyre që kanë keqpërdorur paranë publike t’ua pamundësojmë shmangien e ballafaqimit me drejtësinë, ku përmes gjykimit në mungesë kemi mundësuar që proceset gjyqësore të marrin epilog. Nga momenti kur Kodi të hyjë në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, të pandehurit që vullnetarisht nuk paraqiten në seancat gjyqësore nuk do mund ta vonojnë procedurën. Në rastet kur prokurori nuk mund të gjejë të pandehurin pas përpjekjeve të arsyeshme, gjykimi do të jetë në gjendje të mbahet sipas neneve të propozuara në Kod. Në përputhje të plotë me direktivat e Bashkimit Evropian, gjykimi në mungesë do të jetë instrument i rëndësishëm që pamundëson shmangien nga drejtësia, veçmas për krimet e rënda siç janë krimet e luftës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme