Abelard Tahiri përplaset ashpër me ministren Hajdari, e quan vjedhëse të rezervave shtetërore

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 19:38 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, është përplasur ashpër me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rezeta Hajdarin.

Tahiri pikërisht në seancën parlamentare ku po diskutohej për projektbuxhetin e vitit 2024, e akuzoi Hajdarin duke e cilësuar si ministre që vodhi rezerva shtetërore, përcjell klankosova.tv.

”Vitin e parë të qeverisjes së juaj, qytetarët kanë mundur t’i besojnë konfiskimit. Por tashmë në këto tri vite njerëz që keni vjedhur bashkë me Ridvan Muharremin, qe ku e keni një ministre, e cila ka vjedhur rezervat shtetërore”.

”Po ashtu, i keni vjedhur 100 milionë euro përmes energjisë elektrike me Martin Berishajn. Pra, ka abuzime të jashtëzakonshme në secilën ministri”, iu drejtua Tahiri, Hajdarit.

Kurse ministrja Hajdari i reagoi Tahirit me pretendimin se s’ka asnjë evidencë se ajo ka vjedhur diçka.

Të ngjashme