Abramovich merr shtetësinë e Izraelit

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 13:56 | Nga

Miliarderi rus, Roman Abramovich ka marrë shtetësinë izraelite dhe do të zhvendoset në Tel Aviv, ku edhe ka blerë një pronë.

Lëvizja e pronarit të klubit Chelsa vjen pasi kishte ngelur pa vizë britanike. Viza e tij britanike kishte skaduar muajin që shkoi, ndërsa renovimi i saj kishte marrë më shumë kohë se zakonisht.

Nga qeveria në Britani nuk kanë dashur të japin ndonjë koment, përderisa Kremlini ka thënë se është e drejtë ligjore e Abramovich që të marrë shtetësinë e Izraelit.

Abramovich, 51 vjeçar, është personi i 11-të më i pasur në Rusi, me një pasuri prej 10.8 miliardë dollarë sipas revistës Forbes.

Ai e kishte blerë klubin e Premier Ligës Angleze në vitin 2003.

Përfaqësuesit e miliarderit rus kanë refuzuar të komentojnë rreth kësaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme