Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, iu ka përgjigjur një qytetari derisa po komentonte në rrjetin social Facebook.
Qytetari ka pyetur Abrashin se kur do të dalin pagat e veteranëve, ndërsa Abrashi i është përgjigjur këto ditë. “Kemi siguru mjetet.. Këto ditë dalin mjetet”, ka shkruar Abrashi.
Për ta kryer pagesën e pensioneve për muajin shtator, Qeveria kishte marrë mjete shtesë prej 1.6 milion euro nga rezervat shtetërore.