Abrashi: Nuk i takon Komisionit për Legjislacion të interpretojë çështjen e Etem Arifit

Prishtinë | 12 Maj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë̈ Kundër Korrupsionit, shqyrton shkresa e Kryetares së Kuvendit që ka të bëjë me mandatin e deputetit Etem Arifi, si dhe shqyrtimi i kërkesës së deputetit Behgjet Pacolli për interpretim të detyrave dhe funksionit të deputetit, raporton Ekonomia Online.

Deputeti Artan Abrashi nga VV tha se për shkresën e Osmanit për mandatin e deputetit Etem Arifi kanë vendosi unanimisht që të mos trajtojnë këtë qështje, dhe i ftojnë organet kompetente të kryejnë punën e tyre.

“Rasti i parë mendojmë që çështja është e qartë kur kemi të bëjmë me raste të Gjykatës Supreme nuk i takon komisionit të bëjë interpretim, tashmë i takon organeve të rendit, ta trajtojë komisioni me vota unanime ka vendosur që nuk është çështje për trajtim komisioni i ka rekomanduar kryetares që të kenë parasysh legjislacionin në fuqi”, tha ai.

Abrashi tha se komisioni ka vendosur që deputeti Pacolli të mos pengohet në detrën e tijë.

“Kërkesës se zotit Pacolli ne si VV nuk e kontestojmë imunitetin e deputetit mirëpo  komisioni nuk mund të trajtohet në këtë komisioni për imunitetin shëndetësorë, komisioni me shumicë votash kërkoi që deputetit të mos pengohet në kryerjen e detyrës edhe pse ai nuk është penguar”, shtoi ai.

Të ngjashme