Abrashi pas vërshimeve: Bllokada në Prishtinë rezultat i papërgjegjësisë e korrupsionit

Prishtinë | 21 Qer 2018 | 18:57 | Nga

Arban Abrashi nga LDK, ka komentuar gjendjen e sotme në Prishtinë pas vërshimeve.

Ka thënë se kjo po ndodh si rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Ka shtuar, se shumë rrugë në Prishtinë nuk mirëmbahen tash e 4 vjet.

“Bllokada e sotme në Prishtinë, është rezultat i keqmenaxhimit, papërgjegjësisë e korrupsionit. Sot një pjesë e madhe e rrugëve, ujëmbledhësëve e kanalizimeve të Prishtinës nuk mirëmbahen (në fakt nuk janë mirëmbajtur tash e 4 vite). Mirëmbajtja ditore e sezonale është detyrim ligjor”, ka shkruar Abrashi.

Në fund, ka thënë se problemet nuk zgjidhen me ankesa kronike e me ndërhyrje politike, por me punë e angazhim.

Të ngjashme