“Abuzimi në shitje të karburanteve ndaj qytetarëve dhe bizneseve 20-25 milionë euro në vit”

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 17:28 | Nga

Gjergj Buxhuku, administrator i përgjithshëm i “Konfindustrisë” vlerëson se në mungesë të masave kontrolluese të karburanteve rrezikohet të kalohet në monopol privat me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset, dhe buxhetin e shtetit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se, “Konfindustria, duke marrë shkak nga hapja së fundmi e garës tenderuese të koncesionit të pakërkuar për privatizimin e shërbimit të kontrollit të sistemit të aparateve matës të shitjes së karburanteve vlerëson, se në mungesë të masave kontrolluese rrezikohet të kalohet në monopol privat me pasoja të rënda për qytetarët, bizneset, buxhetin e shtetit dhe konkurrencën ndërmjet operatorëve. Abuzimi me volumet në shitje të karburanteve ndaj qytetarëve dhe bizneseve vlerësohet në vlerat 20-25 milionë euro në vit. Tregu i karburanteve është më i madhi në vend me mbi 10% të PBB dhe vlerë absolute mbi 1 miliard euro në vit”.

Sipas Buxhukut mungesa e përcaktimeve dhe mjeteve të qarta ligjore për të parashikuar, vëzhguar dhe parandaluar veprimet e mundshme abuzive të koncesionarit privat, krijon kushtet për të dëmtuar rëndë interesin publik dhe konkurrencën në tregun strategjik të karburanteve.

“Në kushtet e mësipërme koncesionari privat mund të lidhi lirisht dhe pa asnjë frikë nga fshehta me shitësit e karburanteve për të abuzuar me volumet e shitjes në dëm të konsumatorëve. kontrollet e agjencive shtetërore marrëveshje të Gjithashtu, rrezik i mundshëm është edhe mundësia e prishjes së rregullave të konkurrencës në treg. Mungesa e plotë e përvojës së kompanisë, që ka fituar bonusin qeveritar në garën e koncesionarit, rrit edhe më shumë mundësinë e krijimit të situatave të papranueshme për interesin publik”, thotë ai.

Konfindustria shpreh shqetësimin, se pavarësisht zotimit të qeverisë për të ndaluar në muajin shtator 2018 të praktikave të dhënies së koncesioneve të pakërkuara, përsëri vazhdohet në të njëjtën mënyrë. Institucionet ndërkombëtare si FMN dhe BE kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur dhënien fund të koncesioneve të pakërkuara.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme