“Ad Libitum” ndan mirënjohje për Agim Bahtiri

Prishtinë | 13 Jan 2017 | 14:52 | Nga

Ideatorët e organizimit dhe dekorimit të “Sheshit Festiv” në qendër të qytetit, për festat e fundvitit, i kanë ndarë një mirënjohje kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, për mbështetjen në realizimin e idesë së tyre dhe kontributin e dhënë për shënimin dinjitoz si asnjëherë më parë të festave të fundvitit në qytetin e Mitrovicës.

Drejtuesit e Shoqatës Kulturo-Artistike “Ad-Libitum”, Vesel Abdyrrahmani dhe Arben Ademi, që të dy profesorë të lëndëve muzikore në shkollën e muzikës “Tefta Tashko”, të cilët bashkë me OJQ “WIP”, kishin organizuar dhe dekoruar “Sheshin Festiv”, duke ia dorëzuar mirënjohjen kryetarit Bahtiri, i thanë se mbështetja e tij e pa rezervë, ka mundësuar realizimin e shumë aktiviteteve kulturore, artistike, muzikore, sportive e të tjera, në qendër të qytetit, përkatësisht në “Sheshin Festiv dhe kremtimin e festave të fundvitit në Mitrovicë si asnjëherë më parë në mënyrë madhështore e dinjitoze.

“Është meritë e madhe e kryetarit Bahtiri që mbështeti idenë tonë për të organizuar aktivitete ët shumta e të larmishme për shënimin e festave të fundvitit në qytetin tonë. Qytetarët u shprehën të jenë mirënjohës për këtë organizim dhe aktivitete që bënë që qyteti ynë tu ngjasoj qyteteve të perëndimit në shënimin e festave të fundvitit. Kjo mirënjohje për kryetarin Bahtiri është simbolike dhe një falënderim i merituar në shenjë respekti për mbështetjen e projektit tonë”, tha Abdyrrahmani.

Kryetari Bahtiri, pasi falënderoi përfaqësuesit e “Ad Libitum”, për mirënjohjen që ia dhanë, tha se ndjehet mirë për këtë, por që ai ka bërë punën që duhet bërë një kryetar në prag të festave të fundvitit.

“Është detyrë dhe obligim i imi që të përkujdesem që qytetarët e Mitrovicës të kenë një ambient sa më të mirë për të kremtuar festat e fundvitit dhe për tu disponuar nga aktivitete e ndryshme, që vërtet ishin të shumta e të larmishme. Mbi të gjitha jam i lumtur që vet qytetarët u shprehën të jenë të kënaqur si asnjëherë më parë reaktivitete e organizuara për festat e fundvitit. Besoj se këtë traditë tashmë të instaluar do ta vazhdojmë dhe begatojmë në të ardhmen”, tha ai.

Projekti për organizmin e “Sheshit Festiv” dhe aktiviteteve të shumta ka kushtuar rreth 16,000 euro, prej të cilave komuna nga buxheti i saj ka dhënë 4.000 euro, ndërsa të tjerat i kanë siguruar bizneset e komunës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme