Qeveria e Kosovës pas një viti që ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi, ka nisur procedurat për realizimin e kësaj të fundit.
Tashmë është hapur tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset te rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
Shkrimtari Ilir Muharremi përmes rrjetit social Facebook ka bërë të ditur shumën që është ndarë për ketë shtatore.
‘124 mijë euro është shuma që është ndarë nga Qeveria për shtatoren e Adem Demaçit. E mira e kësaj është që skulptoret duhet ti nënshtrohen konkursit dhe shpresoj të fitoj buceta më e mirë. Mos harroni krijojeni shpirtin dhe karakterin origjinal të Demaçit sepse jemi bërë gaz me skulptura qesharake’, ka thënë ai, transmeton KultPlus.
Ndërsa nga zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj kanë thënë se shtatorja do të jetë katër metra.
Jahja Lluka, këshilltar i kryeministrit i cili është edhe anëtarë i Komisionit të krijuar për monitorimin e vendosjes së shtatores ka konfirmuar gjithashtu përfundimin e afatit.
“Konkursi është publik deri më 17 të muajit të ardhshëm do të kenë mundësi autorët të aplikojnë dhe do të bëhet përzgjedhja. Do të jetë katër metra i gjatë dhe do të vendoset në parkun ‘Adem Demaçi’ te rreth rrotullimi”, ka thënë ai.
Lluka ka shtuar gjithashtu se komuna e Prishtinës do të merret me përgatitjen e projektit për ambientin rreth shtatores.
Qeveria e Kosovës pasi një viti që ka marrë vendim për ngritjen e shtatores së veprimtarit Adem Demaçi, ka nisur procedurat për realizimin e kësaj të fundit.
Tashmë është hapur tenderi për projektimin e shtatores së veprimtarit të çështjes shqiptare, Adem Demaçi, e cila do të vendoset tek rrethrrotullimi i spitalit në Prishtinë.
Në njoftimin e bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik janë cekur edhe kushtet e pjesëmarrjes për konkursin e projektit me titull “Ndërtimi i shtatores së Adem Demaçit” .
Afati i fundit për pranimin e projekteve është data 17 korrik 2019.