Këshilli Organizativ i ceremonisë së varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, ka njoftuar se ceremonia komemorative do të mbahet sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 08:30.
Pas përfundimit të ceremonisë komemorative, kortezhi së bashku me qytetarët do të niset drejt varrezave të Velanisë, nga ora 11:00, kurse varrimi bëhet në ora 12:00.
Ceremonia komemorative dhe e varrimit të veprimtarit Adem Demaçi, me nderimet më të larta shtetërore, bëhen për ta nderuar jetën dhe veprën e tij.
Në varrimin e Demaçit, përveç krerëve shtetërore dhe institucinalë të Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe udhëheqës shtetëror nga Shqipëria dhe personalitete të tjera të larta.
Demaçi ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare, të enjten, më 26 korrik, në shtëpinë e tij në Prishtinë.