Administrata e Trumpit fillon tërheqjen zyrtare nga OBSH-ja

Prishtinë | 07 Kor 2020 | 21:26 | Nga Ekonomia Online

Administrata e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar Kongresin dhe Kombet e Bashkuara se Shtetet e Bashkuara po tërhiqen zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këtë ia kanë thënë zyrtarë të shumtë CNN-së. Veprimi vjen në kohën kur numri i rasteve me koronavirus po rritet.

Senatori Robert Menendez, demokrati në Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, ka shkruar për këtë në Twitter.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit ka konfirmuar se njoftimi i Shteteve të Bashkuara për tërheqjen, që hyn në fuqi më 6 korrik 2021, i është dorëzuar Sekretarit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Letra e adresuar në Kombet e Bashkuara është shumë e shkurtër, rreth tri fjali. Lajmi konfirmon se administrata synon të vazhdojë para me planin për largim nga OBSH-ja.

Të ngjashme