Administrata Tatimore nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Bankën Raiffesen

Prishtinë | 17 Nën 2016 | 19:10 | Nga

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Sakip Imeri, dhe drejtori Ekzekutiv nga Raiffeisen Bank Kosova J.S.C, Robert Wright, së bashku me drejtorin e Departamentit Ligjor, Ilir Tahiri, sot nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi për lehtësimin e komunikimit, rritjen e efikasitetit dhe ofrimin e informatave të palëve të treta për ATK nga RBKO.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që përmes bashkëpunimit ndërinstitucional të lehtësohet komunikimi, të rritet efikasiteti në ofrimin e informatave për palët e treta nga ana e RBKO-së për ATK-në, në përputhje me Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kjo marrëveshje aplikohet vetëm për komunikimet elektronike në mes ATK-së dhe RBKO-së, gjegjësisht për parashtrimin e kërkesave të ATK-së dhe ofrimin e informatave për palët e treta përmes postës elektronike nga ana e RBKO për ATK.

Kjo marrëveshje nuk aplikohet për komunikimet tjera që parashihen me ligjet e aplikueshme në Kosovë, saktëson Administrat Tatimore e Kosovçës (ATK) nëpërmes një komunikate shtypi.

Të ngjashme