Që nga 13 marsi 2020 kur janë paraqitur rastet e para me COVID-19 deri më 28 prill 2021, në Kosovë kanë qenë të konfirmuara 104,717 raste me COVID-19, raste aktive janë 9,485 dhe 2,153 raste të vdekjes me këtë virus. Në mesin e vendeve të rajonit, Kosova është vendi i fundit që ka pranuar vaksinat kundër COVID-19, përkatësisht me 28 mars 2021. Numri i dozave të siguruara është 24 mijë nga kompania AstraZeneca. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, deri më 23 prill janë vaksinuar rreth 22,096 persona.
Qeveria ka miratuar Planin Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19, i cili ka qenë i paraparë me Ligjin për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19. Vaksinimi sipas këtij plani të shëndetësisë është planifikuar të kryhet përmes tri fazave:
Faza e parë | 12,825 persona (apo 95% e punëtorëve shëndetësorë)1,187 persona (apo 95% e banorëve në shtëpitë e pleqve dhe punëtorët social)31,350 persona (apo 95% e banorëve mbi 80 vjeç)Vaksinimi i 5,938 personave (apo 95% e personave me sëmundje kronike). |
Faza e dytë | Vaksinimi i personave të moshës 65-69 vjeçare |
Faza e tretë | Personat me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe pjesëtarët e forcës së sigurisë së Kosovës. |
Plani Shtetëror i Vaksinimit kundër COVID-19 është hartuar mbi pritshmërinë e sigurimit të 54,000 dozave të vaksinës sa ishte planifikuar në fillim dhe raportuar në publik dhe jo 24,000 sa kanë arritur deri tani në Kosovë. Për këtë arsye, plani do të duhej të rishikohej duke marrë për bazë numrin e dozave të siguruara sepse është e pamundur që me një numër të vogël të dozave të kryhet vaksinimi me dy doza i një kategorie, kurse vaksinimi i një kategorie tjetër (po ashtu prioritet) të mos mund të ndodhë as me një dozë.Reklamë
Edhe pse numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 të siguruara nga vendet tjera është shumë më i lartë, prapëseprapë janë disa praktika të mira që Kosova duhet të marrë mësim në këtë aspekt. Vendet të cilat janë trajtuar në një punim të shkurtër të D+ që janë shembull për administrimin e vaksinave janë: Luksemburgu, Lituania, Franca, Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia Veriut.
Me një fjalë, në Luksemburg prioritet për vaksinim ndër të tjera kanë qenë vozitësit e autoambulancave, në Francë në fazën e parë janë vaksinuar zjarrfikësit, Greqia në listë prioritare ka vënë edhe punonjësit e administratës që kryejnë shërbime direkte me qytetarët ndërsa Shqipëria prioritet për vaksinim ka pasur edhe mësuesit. Përveç këtyre kategorive, Kosova në listë prioritare për vaksinim duhet të ketë edhe grupet si: shoferët e autobusëve dhe ndihmësit e shoferëve, zyrtarët policor në terren, punëtoret në sportele të bankave, punëtorët e sigurimit pranë klinikave të përfshira në trajtimin e COVID-19, punëtorëve të laboratorëve si dhe farmacive, grupe këto që janë drejtpërdrejtë të rrezikuara nga infektimi dhe bartja e virusit. Kjo për arsye se dozat e vaksinave janë të pakta dhe, shpërndarja e tyre duhet të bëhet në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë për infektim tek grupet e shënjestuara për vaksinim.
Në këtë funksion, disa nga rekomandimet e D+ të publikuara në një analizë të veçantë për shpërndarjen e vaksinave , e që do të duhej të merreshin parasysh nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, janë:
Kosova duhet të marrë shembull nga praktikat e vendeve të lartpërmendura në shpërndarjen e vaksinave brenda vendit dhe, prioritizimin e grupeve për vaksinim.