Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, është duke shijuar në maksimum lidhjen e saj me futbollistin Keith Groeneveld.
Dyshja janë shumë të ndjekur dhe të komentuar në rrjetet sociale, veçanërisht për distancën e madhe në moshë.
Sido që të jetë, ata vazhdojnë të shfaqin lumturinë e tyre në rrjetet sociale, duke theksuar kështu se nuk u bëhet vonë për fjalët e njerëzve.
Së fundmi, çifti duket se kanë shijuar së bashku një udhëtim në Valbonë, ku kanë shijuar nga afër vegjetacionin e mrekullueshëm që mbizotëron atje.
Ka qenë Keith ai i cili ka publikuar në InstaStory një fotografi ku shfaqet bashkë me Adrianën, teksa shihen shumë të lumtur së bashku.